Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora emocionohet me videon e djalit që u bë pjesë e “bullizmit” dhe ka diçka për të thënë në lidhje me këtë

Rita Ora  emocionohet me videon e djalit që u bë pjesë e “bullizmit” dhe ka diçka për të thënë në lidhje me këtë
December 11
19:21 2017

Një video po qarkullon me shpejtësi në internet ku duket një djalë i cili po qan sepse të gjithë shokët e tij e kanë sharë dhe ofenduar. Ai është shprehur se nuk ka asnjë shok dhe të gjithë e përçmojnë. Në fakt videon e ka shpërndarë vetë mamaja e djalit duke treguar bullizmin që përdorin me djalin e saj.

Shumë figura dhe personalitete kanë reaguar në lidhje me këtë duke dhënë mesazhe te ndryshme sensibilizim. Duket se kjo video e ka prekur edhe këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora dhe ka reaguar në profilin e saj në Instagram ku ka postuar videon e djalit dhe ka shkruar edhe një mesazh:

“Ti je një djalë shumë i zgjuar dhe i shkathët e meriton gjithë botën. Bullizimi duhet të ndalojë urgjent”.

Bullizmi është një fenomen i cili po rritet dita ditës dhe në lidhje me këtë duhen të merren masa dhe fushata kundër këtij fenomeni. /Blitz.al/

You are so smart kid and brave and deserve the world!! Bullying must stop right now!!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Shperndaje