Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora, e vetmja shqiptare në Hollywood që nuk harron vendlindjen e saj

Rita Ora, e vetmja shqiptare në Hollywood që nuk harron vendlindjen e saj
February 18
09:29 2017

Është kritikuar vazhdimisht për daljet e saj eksplicite nga bashkëkombësit, por duket se Rita nuk ka asgjë më shumë se dashuri për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ditën e djeshme u festua Dita e Pavarësisë së Kosovës e sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Ritës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë vendlindja ime Kosovë!” – shkruan këngëtarja në Instagram. “Jam shumë krenare për të gjithë ne dhe për atë që jemi bërë si komb. Krenare që jam shqiptare! “Throwback” kur po qëndroja në simbolin tonë teksa xhiroja videon e “Shine Your Light”, e cila u shkrua për këtë arsye dhe të qenit krenar për atë çfarë jemi! Ju dua!”.

Ndërkohë që Dua Lipa dhe Bebe Rexha, emra të tjerë të njohur, nuk kanë postuar asnjë urim për vendlindjen e tyre.

Kosova festoi ditën e djeshme 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, e cila u kulmua me festime në të gjitha sheshet kryesore të vendit. /Blitz.al/

Shperndaje