Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora deklaron publikisht krenarinë për të vëllain: “Ai ja doli”

Rita Ora deklaron publikisht krenarinë për të vëllain: “Ai ja doli”
July 12
19:55 2019

I vogli i familjes Ora, Doni, diplomohet sot dhe e motra, Rita Ora nuk ka hezituar të brohorasë krenarinë e saj publikisht.

Pavarsisht angazhime artistike, këngëtarja ia ka dalë të jetë prezente në këtë ditë të veçantë për të vëllain.

Rita ka publikuar disa video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet momenti kur i vëllai merrë diplomën e tij në dorë, moment ky që shoqërohet me brohërimat e familjes në sallë.

“Motër krenare! Je personi im i vogël i preferuar, por jo më një person i vogël.”-shkruan Rita në mbishkrimin që shoqëron videon në InstaStory.

“Ai ja doli!”- shkruan këngëtarja në një tjetër postim. “Njeriu më i zgjuar dhe i sjellshëm. Për të ardhmën tënde. Bota ështe e jotja” – shkruan Rita krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar të vëllain.

Përpos Ritës, edhe pjesa tjetër e familjes ishin të pranishëm në gëzimin e Donit dhe kanë ndarë në rrjete sociale foto e video nga ceremonia. Mamaja, Vera, ia ati, Nick dhe motra Elena kanë publikuar gjithashtu momente të shkëputura nga kjo ngjarje e rëndësishme e krenarie për ta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje