Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rita Ora bën duetin e parë me një këngëtare shqiptare

Rita Ora bën duetin e parë me një këngëtare shqiptare
June 05
15:07 2017

Rita Ora prej dy ditësh ka qenë në Tiranë për dasmën e kushërirës së saj. Si një shoqëruese e vërtetë, dëshmitare e emocioneve më të bukura të kushërirës së saj, Rita edhe vetë ka shkëlqyer në eventin më të diskutuar mbrëmjen e djeshme. Në fakt, prania e një këngëtareje me famë të ndërkombëtare e bëri këtë dasmë shumë të përmendur.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe shumë figura të njohura të ekranit shqiptar e këngëtarë të famshëm. Eranda Libohova ka qenë njëra prej tyre, e cila ka ndezur atmosferën e dasmës.

Bashkë me të, në një moment ka kënduar edhe Rita Ora dhe videon e ka postuar Eranda në profilin e saj në Instagram. Të dyja shfaqen duke kënduar me shumë entuziazëm në shqip.

Edhe pse prej vitesh larg Shqipërisë, Rita sërish nuk i ka harruar këngët e traditat shqiptare./Blitz.al/

E bukur e mire çika e Kosoves ! ❤️#ritaora #aboutlastnight #wedding#tirana

A post shared by Eranda Libohova (@erandalibohova) on

Shperndaje