Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rishfaqet Selena Gomez, ende duke marrë ndihmë profesionale për të kuruar depresionin

Rishfaqet Selena Gomez, ende duke marrë ndihmë profesionale për të kuruar depresionin
October 13
10:21 2016

Selena Gomez prej javësh tashmë është duke marrë ndihmë profesionale për sëmundjen me të cilën është diagnostikuar.

Sipas raportimeve, këngëtarja 24-vjeçare ka kërkuar ndihmën e profesionistëve për të luftuar depresionin. Ajo është vendosur në një klinikë në Nashville që prej muajit gusht. Bashkë me trajtimin, Gomez është duke kërkuar ndihmë se si të përballet me çështjet e shëndetit  që lidhen me sëmundjen e lupusit.

Një burim është shprehur për US Weekly se Selena është duke e luftuar sëmundjen dhe ka si qëllim që të stabilizojë shëndetin e saj mendor.  Selena është rishfaqur në Tenesi pas një mungese të gjatë  gjatë kësaj fundjave. “Ajo kishte vendosur të shijonte drekën në një tjetër ambient. Nuk mund të tregohej shpërfillëse dhe ka bërë fotografi me  fansat. Ishte e lumtur”, – ka thënë një burim.

Gomez ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre  dhe mirëkuptimin për këtë pushim në karrierën e saj. “Ju e dini sa të veçantë jeni për mua, por më duhet të përballem me këtë. E di që nuk jam e vetmja në një situatë të tillë. Shpresoj që edhe të tjerët të inkurajohen dhe të përballen me sëmundje të tilla”,- është shprehur këngëtarja. Selena është diagnostikuar me  lupus në vitin 2014 dhe është përpjekur ta luftojë sëmundjen me anë të kimioterapisë. /Blitz.al/

Shperndaje