Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthimi në ekran i Marina Vjollcës, detajet nga emisioni i ri

Rikthimi në ekran i Marina Vjollcës, detajet nga emisioni i ri
August 25
11:29 2019

Le të marrim pak kohë pushim nga thashethemet (që rezultuan të pavërteta) për një krizë mes Marina Vjollcës dhe bashkëshortit të saj, reperit Getoar Selimi dhe le të flasim pak për kthimin në televizion të moderatores, pas një mungese gati 2 vjeçare.

Ditët e fundit u përfol se Marina do të ishte drejtuese e emisionit  “Duplex” që do të ndryshonte formatin, madje krah saj, përveç aktorëve “të vjetër” do të ishte dhe Olsi Bylyku. Epo këto fjalë kanë qenë sërish të pavërteta por dhe në një farë mënyrë, të vërteta.

 

View this post on Instagram

 

Kur je vone per pune… @bes_kallaku @erion_isai BE COFFEE ora 18:15 me @violaspiro

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Sipas “Prive.al”, në fakt emisioni i ri i Marinës do të quhet “Klanifonia Show”, e kuptoni jo Kalifornia por Klanifornia, shumë origjinale! Dhe është e vërtetë që përkrah saj do të jetë Olsi Bylyku, pas shkëputjes së “BE Caffe” nga “E diela shqiptare”. Të njejtat burime thonë se ky program do të jetë një version i ri i “Duplex”, ku përtej skeçeve të humorit do të ketë dhe intervista me personazhe të njohur dhe muzikë.

Për sa i përket fashës orare, mendohet se do të transmetohet të shtunave në orën 21:00, pra do të jetë një program “Prime Time” dhe për ju që po mendoni, por ky orar ishte i “Xing me Ermalin”, pikërisht! E ardhmja e emisionit të Ermal Mamaqit ende nuk dihet, zëra thonë se do të largohet, megjithëse mesa dimë ne ai ende është në Klan.

Ndryshimet e tjera që “Duplex” do të pësojë gjatë transformimit në “Klanifornia Show” ende nuk dihen, megjithëse priten të mësohen në ditët në vazhdim. E nëse Luana Vjollca do të ketë sërish “Shiko Kush Luan” mbrëmjet e të shtunave në “Top Channel”, përgjatë sezonit të ri pritet të shohim një “betejë” mes motrave, sigurisht për audiencë.

 

View this post on Instagram

 

A sister is God’s way of proving he doesn’t want us to walk alone @luanavjollca #mybestie ❤️

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje