Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthimi i Evi Reçit në muzikë qenka ndryshe nga ç’prisnim

Rikthimi i Evi Reçit në muzikë qenka ndryshe nga ç’prisnim
January 11
12:09 2019

Evi Reçi ka disa kohë që i ka munguar skenës shqiptare për shkak të angazhimit të saj si gazetare në shtetin Italian . Së fundmi, e ftuar në emisionin ‘Pop Culture” këngëtarja ka treguar se tashmë  do të rikthehet me një projekt muzikor të ri.

Por nuk ndalet me kaq sepse Evi  nuk do të sjellë një këngë si herët e tjera  por një dedikim të veçantë për një vajzë që në Shqipëri njihet shumë.

“Një projekt i ri që do të vijë, do të ketë shumë ritëm. I këndoj një vajze që në Shqipëri njihet”- rrëfeu ndër të tjera këngëtarja.

Por e pyetur nga Dojna se për mos bëhet fjalë për Luana Vjollcën pasi siç dihet ata janë kushërira me njëra-tjetrën, Evi e mohoi.

Tashmë na duhet të presim datën e publikimit dhe të zbulojmë se cilës femër shqiptare po i  dedikon një këngë Evi Reçi.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Kete te shtune ne @pop_culture_tch | Ora 15:40 @evireci @topchannelalbania 😎

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

 

 

Komento
Shperndaje