Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthim te rregullat e reja: Isaac tradhëton sërish Dua Lipën!

Rikthim te rregullat e reja: Isaac tradhëton sërish Dua Lipën!
June 13
13:37 2018

Duket se marrëdhënia e Dua Lipës dhe (ish) të dashurit Isaac Careë po merr një tjetër trajtë.

Isaac është fotografuar këtë fundjavë duke u puthur me një vazjë të panjohur dhe sipas dëshmitarëve në club, gjatë kohës që të dy putheshin, në sfond luhej “One Kiss” (ironi e fatit).

Ndërkohë, Dua nga ana tjetër ka ndërmarrë një sëri statusesh ku flet për dashurinë, miqësinë, besnikërinë dhe lidhjen.

“Duhet t’i mbash miqtë dhe njerëzit e tu të dashur afër, t’i besosh intuitës dhe shko pas instiktit. Mos lejo të largohesh nga njerëzit që janë treguar të sinqertë me tu dhe kanë interesa të mira për ty”, – shkruan Dua.

Dua dhe Isaac u ndanë në shkurt pas 2 viteve marrëdhënie, por filluan të afroheshin para pak javësh. Duket se këngëtares shqiptare i duhen edhe disa rregulla të reja… /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje