Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Usher me “Hard II Love”

Rikthehet Usher me “Hard II Love”
September 15
12:55 2016

Tashmë është e modës që artistë të ndryshëm t’i publikojnë projektet e tyre muzikore në mënyrë surprizë.

Usher ka publikuar mbrëmjen e kaluar albumin e tij të tetë, pas një mungese prej 2 vitesh, që titullohet “Hard II Love”.

I gjithë albumi është ekskluziv vetëm në Tidal, por në tregjet e tjera online si Spotify, Apple apo Amazon do të dalë në shitje nesër, më 16 shtator.

“Single”- i kryesor i albumit titullohet “Missin U” dhe është publikuar në llogarinë zyrtare të Usher në Youtube dhe Vevo.

Albumi përmban plot 15 këngë, ku përfshihet edhe “Champions”, kolona zyrtare e “Hands Of Stone”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje