Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Selena Gomez me një mesazh që po “thyen” rrjetin

Rikthehet Selena Gomez me një mesazh që po “thyen” rrjetin
November 25
10:14 2016

Selena Gomez është rikthyer në rrjetet sociale “Ditën e Falënderimeve” dhe mesazhi i saj i ka prekur të gjithë fansat. “Kam shumë gjëra për të cilat duhet të falënderoj Zotin këtë vit.  Ky vit ka qenë i vështirë për mua. Kam luftuar shumë”,- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur një fotoje bardh e zi ku shfaqej bashkë me fansat në një koncert”. “Unë thjesht kam dashur të reflektoj dashurinë që të gjithë ju më jepni prej vitesh dhe të tregoj se sa i rëndësishëm është fakti që ju interesoheni për mua. Mirësia gjithmonë fiton. Ju dua njerëz! Zoti ju bekoftë!”

Në American Music Awards 2016, Selena i ka surprizuar të gjithë të pranishmit dhe teleshikuesit me një fjalim mbi vetëpranimin. “Mendoj se të gjithë ju dini shumë për jetën time, thuajse çdo gjë, edhe nëse kjo më pëlqen apo jo. Por nuk e di nëse e keni kuptuar se kam qenë e dërrmuar emocionalisht. Gjithsesi, çdo gjë ka kaluar dhe unë do mundohem që të jem sa më parë jush dhe të mos ju zhgënjej”, – ka thënë Gomez.

Disa prej yjeve të pranishme, si Lady Gaga apo Ariana Grande, janë prekur dhe kanë nisur të lotojnë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje