Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet “Pink Floyd”: Së bashku në ndihmë të grave të Gaza-s

Rikthehet “Pink Floyd”: Së bashku në ndihmë të grave të Gaza-s
October 09
09:25 2016

Grupi i famshëm “Pink Floyd” ka vendosur të ribashkohet për një mision të rëndësishëm, duke bërë të lumtur kështu shumë fansa të tyre anembanë botës.

11 vite pas ndarjes, David Gilmour, Nick Mason dhe Rogers Waters kanë deklaruar nëpërmjet profilit të tyre në Facebook rikthimin, këtë herë për solidaritet politik.

“Bashkohemi në mbështetje të grave të Gaza Freedom Flotilla dhe dënojmë arrestimin e tyre nga ushtria izraelite!” – shkruhet në profilin e “Pink Floyd”.

Ky lajm në fakt nuk qartëson se i cilit lloj do të jetë ribashkimi, ama hapet një dritare për mundësinë e një koncerti, pas gjithë këtyre viteve. Të tre artistët nuk performojnë së bashku që nga koncerti ‘Live 8’ i 2 korrikut 2005. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje