Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet personazhi i Paul Walker në “Fast & Furios 8”

Rikthehet personazhi i Paul Walker në “Fast & Furios 8”
September 19
15:40 2016

Brian O’Connor, aktori që u shfaq si Paul Walker në filmin e fundit të “Fast & Furious”, mund të kthehet përsëri në rolin e aktorit të ndjerë.

Duke folur për “Entertainment Tonight”, Cody dhe Caleb Walker, vëllezërit e të ndjerit Paul Walker, kanë treguar se shanset që figura e Paul-it të rikthehet përsëri në film janë shumë të mëdha.

“Kemi pasur një bisedë telefonike me Vin Diesel dhe kemi rënë dakord në parim që “Paul” të rikthehet. Për këtë, Vin-i dëshiron që ne të japim bekimin tonë”, – është shprehur Caleb për ET.

Gjithsesi, vëllezërit nuk kanë bërë të ditur se O’Connor do të jetë një “Paul Walker” i dytë, por gjithsesi çështja se kush do të jetë aktori protagonist në “Fast & Furios 8” është akoma e hapur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje