Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Kesha! Nuk do ta besoni se kush do ta kthejë në skenë

April 28
17:15 2016

Pas dhimbjes, mesa duket Kesha-s i është rikthyer buzëqeshja.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar se po regjistron një këngë të re: “Është një mrekulli që dikush të jep mundësinë për të rigjetur zërin, pa ndonjë arsye, përveç faktit që ka një zemër flori”.

Ndërkohë në Twitter, DJ i njohur ruso-gjerman, Zedd, ka publikuar një foto ku ka treguar se ai dhe Kesha kanë gati këngën e tyre të titulluar “True Colors”, e cila do të publikohet më 29 prill.

“True Colors” është kënga e parë që Kesha publikon pas një viti betejash gjyqësore me producentin e saj, Dr. Luke, të cilin e akuzon për abuzim psikologjik dhe përdhunim të vazhdueshëm.

Aktualisht, Dr. Luke ka paditur Kesha-n për prishje të njëanshme të kontratës dhe prishje imazhi, duke argumentuar se akuzat e saj janë të rreme dhe me qëllim prishjen e kontratës së tyre shumëvjeçare.

 

 

 

Etiketimet
Shperndaje