Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Justin Timberlake…

May 05
18:52 2016

Ju ka munguar Justin Timberlake? Epo, ka ardhur koha që t’ju shuhet malli..

Këngëtari ka bërë të ditur se do të rikthehet në muzikë shumë më shpejt se c’keni menduar.

Kënga e quajtur “Can’t Stop The Feeling” është gati dhe do të publikohet nesër. Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtari, i cili ka postuar në Twitter një status ku shkruan: “Edhe dy ditë…”.

Shenjat e para të rikthimit të Justin janë shfaqur edhe muaj më parë, kur Timberlake pati postuar një foto në studio me Pharrell Williams, kurse ditë më vonë ai ripostoi një status të Kiss Fm, ku shkruhej: “Sapo dëgjova këngën e re të Justin Timberlake! E PAPARË!”

Për ta parë se sa e paparë do të jetë “Can’t Stop The Feeling” na duhet të presim deri të premten.

Etiketimet
Shperndaje