Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Justin Bieber… në Instagram!

Rikthehet Justin  Bieber… në Instagram!
August 29
14:06 2016

Pas dy javësh mungesë, Justin Bieber i është kthyer përsëri  Instagram-it.

Ai ka rihapur llogarinë e tij në rrjetin social pas konflikteve që pati, një herë më fansat e tij, Beliebers, më pas me ish-të dashurën e tij, Selena Gomez.

Mesa duket, Bieber nuk ka mundur të qëndrojë larg rrjeteve sociale, pa ndarë me ndjekësit e tij pothuajse gjithçka që bën gjatë ditës dhe natës.

Kujtojmë se ai akoma po del me të bijën e Lionel Richie-t, Sofia, për të cilën u konfliktua me fansat e tij, pasi këta të fundit nuk e pëlqenin vajzën e për pasojë, në “valle” hyri edhe Selena Gomez, duke detyruar Bieber-in të mbyllte llogarinë e tij. Epo, tani ai është kthyer dhe të shohim ç’do të na rezervojë në ditët në vazhdim.

 

 

Komento
Shperndaje