Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet fustani prej mishi i Lady Gaga-s. Tashmë e gjeni në një menu restoranti

Rikthehet fustani prej mishi i Lady Gaga-s. Tashmë e gjeni në një menu restoranti
August 26
17:34 2016

Kur Lady Gaga arriti në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2010, e veshur me një fustan të bërë tërësisht prej mishi, e gjithë audience u shokua, për të mos llogaritur më pas reagimet e organizatave të mbrojtjes së kafshëve.

Tani, 6 vite më pas, fustani i dizenjuar nga Franc Fernandez dhe i stiluar nga Nicola Formichetti është kthyer në pjesë të menusë së një restoranti në Pekin, Kinë.

Kjo menua përmban një minaturë të fustanit së Gaga-s, e cila përbëhet nga një kukull e veshur me “fustan” prej mishi, copat e së cilës shkëputen në formë biftekësh për t’u pjekur, skuqur apo zierë në vaj ulliri.

Nëse kthehemi tek fustani origjinal, i cili u krijua si një formë proteste ndaj politikës “Mos pyet, mos trego” të ushtrisë amerikane, u shfaq në vitin 2011 në Rock and Roll Hall of Fame, ku dhe po qëndron aktualisht. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje