Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Era Istrefi ashtu siç e dëshironim të gjithë

Rikthehet Era Istrefi ashtu siç e dëshironim të gjithë
April 12
13:25 2017

Para pak ditësh, Era Istrefi, e cila gjithnjë ka eksperimentuar me flokët e saj, vendosi të bënte një ndryshim tërësor duke u kthyer në brune.

Kjo gjë nuk u ka pëlqyer shumë prej fansave, të cilët e kanë shprehur mendimin e tyre edhe në komentet në Instagram, duke i kërkuar Erës t’i rikthehet ngjyrës që e identifikon atë.

Mesa duket, këngëtarja ka vendosur t’ua japë edhe njëherë shansin flokëve biondë. Pak orë më parë ajo ka postuar disa foto në Snapchat ku duket se u është rikthyer flokëve të verdhë, që duhet thënë se i shkojnë shumë.

 

Ndoshta ne jemi mësuar ta shohim këngëtaren bionde dhe jo brune, pasi me ato flokë Era nuk na dukej më si Era./Blitz.al/

Komento
Shperndaje