Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Eminem, lançon këngën kundër Donald Trump

Rikthehet Eminem, lançon këngën kundër Donald Trump
October 22
13:12 2016

Edhe pak ditë e ndajnë popullin amerikan nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë.

Shumë figura të njohura kanë shprehur hapur se kë mbështesin mes Hillary Clinton e Donald Trump e ndër ta është edhe Eminem.

Reperi ka publikuar në mënyrë surprizë një këngë të re në rrjetet sociale, të titulluar “Campaign Speech”, nëpërmjet së cilës sulmon kandidatin republikan Trump.

“Më quani një burrë të rrezikshëm po të doni, por nga ky kandidat i mallkuar duhet të keni frikë. Një njeri që qëndron gjithmonë me dorën te pulsanti, i cili nuk përgjigjet kurrë për asgjë dhe askujt… këtë doni?” – u drejtohet Eminem ndjekësve.

Kënga, e cila zgjat 8 minuta, është më shumë si një monolog i gjatë sesa një këngë dhe ofron një vizion për Amerikën e sotme në stilin rep unik që vetëm artisti nga Dallasi e ka.

Në “Campaign Speech”, Eminem gjithashtu përqafon edhe kauzën e “Black Lives Matter”, lëvizjen që lufton kundër dhunës ndaj personave me ngjyrë dhe pabarazisë në sistemin gjyqësor amerikan.

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Marshall Mathers rikthehet fuqishëm për të gjithë fansat e tij në mbarë botën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje