Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Elvis Pupa, zbulon titullin e emisionit që do të drejtojë…

Rikthehet Elvis Pupa, zbulon titullin e emisionit që do të drejtojë…
October 25
10:25 2016

Rikthehet aktori Elvis Pupa, këtë herë në rolin e moderatorit.

Prej muajsh tashmë flitet se Pupa do të jetë zëvendësuesi i Ermal Mamaqit në kanalin “T” në Digitalb dhe se emisioni i tij do të zëvendësojë “6 ditë pa Ermalin”.

Pas një periudhe pritjeje, më në fund Elvisi publikon në profilin e tij në Instagram “trailer”-in e emisionit të ri, i cili do të titullohet “M’fal për shprehjen”.

Nuk jep shumë detaje Elvisi nga formati që do të drejtojë, përveçse jep një përshkrim të përgjithshëm mbi shqiptarët dhe Shqipërinë.

Data e nisjes mbetet ende e papërcaktuar, por shikuesit dhe fansat e Elvis Pupës presin me padurim emisionin që do të nisë së shpejti. /Blitz.al/

A video posted by Elvis Pupa (@elvispupa) on

Komento
Shperndaje