Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani zbulon datën e nisjes së programit

Rikthehet “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani zbulon datën e nisjes së programit
December 28
15:06 2018

Një nga emisionet më të ndjekur në ekranin e Top Channel sezonet e fundit televizivë ka qenë “Dua të të bëj të lumtur”, ku çdo të shtunë moderatorja Arbana Osmani prezantonte përpara publikut histori prekëse të njerëzve.

Që nga mbyllja e tij pranverën e shkuar, njerëzit kanë pritur rikthimin e moderatores në drejtimin e këtij emisioni dhe surprizat që ka rezervuar për të ftuarit e saj. Më herët Arbana kishte njoftuar që “Dua të të bëj të lumtur” do të rikthehej në janar por ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar se gjithçka do të jetë gati për në datën 5 janar.

 

View this post on Instagram

 

E nisim vitin e ri bashke❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Kështu e shtuna e parë e këtij viti, do të jetë e rezervuar për historitë emocionese të njerëzve dhe të ftuarëve specialë të Arbanës. Në këtë mënyrë konfirmohet se pikërisht ky program do të zëvendësojë “Shiko Kush Luan” në sezonin e ri televiziv, duke qenë se shfaqet në fashën orare të saj. Ndërkohë, derisa të fillojë, ju mund të ndiqni promon që është publikuar disa kohë më parë:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje