Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Britney Spears me një album të ri

Rikthehet Britney Spears me një album të ri
August 28
10:15 2016

Britney Spears është larguar nga muzika pop për shumë kohë, por është kthyer me albumin më të ri “Glory”.  Ajo është gati për të marrë pjesë në MTV Video Music Awards (VMA) për herë të parë që prej vitit 2007.

Spears ka qenë një fenomen për të rinjtë me hitet e saj “Toxic”, “Oops, I Did It Again”. Ajo ka qenë shumë e njohur në muzikën pop kur ka qenë adoleshente, por u largua nga muzika në vitin 2007 kur pati disa probleme në jetën private dhe në karrierë.

Kritiku i “Rolling Stone”, Rob Sheffield, ka thënë se “Glory” është një tjetër rikthim fantastik. “Glory” ka qenë në krye të listave në iTunes në më shumë se 40 kombe, duke përfshirë Arabinë Saudite, Kilin dhe Rusinë.

Britney do të dalë në shfaqjen e VMA-së me reperin G-Eazy dhe do të prezantojë këngën e saj “Make Me”. Producenti i VMA-së ka thënë se ajo ka qenë shumë mirë në fazat parapërgatitore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje