Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Britney Spears! “Do t’ju shkaktoj të dridhura”

Rikthehet Britney Spears! “Do t’ju shkaktoj të dridhura”
August 04
10:23 2016

Britney Spears ka zbuluar për të gjithë fansat titullin e albumit të saj të ri. Ky është një kthim i bujshëm i këngëtares me albumin e saj të nëntë që titullohet “Glory”.
Në një status në Twitter, Britney e kap përmendur këtë si fillimin e një epoke të re në karrierën e saj.
“Lavdia” e Britney do të lançohet në 26 gusht. Duke qenë se Britney është shumë e mirë me fansat e saj, për të gjithë ata që e porosisin më herët albumin do mund të dëgjojnë këngën më të re “Private Show”. Një tjetër këngë e albumit “Glory” është dhe “Make me”, e publikuar pak ditë më parë. Në një intervistë për E! këngëtarja është shprehur se ka qenë duke punuar për albumin prej 1 viti e gjysmë, kështu që ky album do të thotë shumë për të.
“Është si fëmija im. Është pak melodik, i ëmbël, por edhe që shkakton të dridhura”,- është shprehur Britney./Blitz.al/

...

Komento
Shperndaje