Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Beyonce! Ia bën “bam” me një “Lemonade”

Rikthehet Beyonce! Ia bën “bam” me një “Lemonade”
April 24
12:19 2016

Menjëherë pas transmetimit të premierës botërore, “Lemonade” në kanalin HBO, Beyonce ka publikuar albumin e saj të gjashtë me të njëjtin titull.

“Lemonade” (albumi) përmban 12 këngë, pjesë e të cilave është edhe “Formation”, por me një video të re dhe është ekskluzivisht vetëm në Tidal.

Ky album është i ngjashëm më “BEYONCE”-n e vitit 2013, pasi të gjitha këngët janë të shoqëruara me  videoklip.

Beyonce ka bashkuar forcat edhe me artistë të tjerë në këtë produksion për të sjellë “6 Inch” me The Weeknd, “Freedom” me Kendrick Lamar dhe “Forward” me James Blake.

Ashtu si dhe “Formation”, “Lemonade” është me përmbajtje tonesh të larta kundër racizmit, dhunës, brutalitetit të policisë dhe diskriminimit gjinor e racor.

Epo, këto surpriza vetëm Bey mund t’i bëjë në këtë mënyrë. Albumi “Lemonade” vjen pak ditë para nisjes së turneut të saj të shumëpërfolur, “The Formation World Tour” në Miami, SHBA.

Komento
Etiketimet
Shperndaje