Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Angela Martini me një emision në Top Channel! Çfarë formati t’i kenë besuar vallë?

Rikthehet Angela Martini me një emision në Top Channel! Çfarë formati t’i kenë besuar vallë?
April 19
14:35 2018

Angela Martini edhe pse nuk po merret më me modeling dhe jeton prej kohësh jashtë, sërish ka qenë në qendër të vëmendjes.

U martua në fshehtësi, bëri një mini klip të jetës së saj në çift me protagonist veten dhe bashkëshortin,miliarderin rumun Dragos Savulescus e u tha se kishte hequr dorë nga profesioni i saj…

Megjithatë ngjarjet në jetën e Martinit sa vijnë e bëhen më interesante. Së fundmi është zbuluar se Angela do të vijë në Shqipëri këtë herë për një projekt televiziv. Thuhet se modelja do të jetë pjesë e një projekti të ri në Top Channel. Këtë e ka bërë të ditur në një postim fotografi shqiptar Artan Korenica me të cilin ajo ka zhvilluar një set fotografik së fundi.

“Top of the Top, Top Channel. Së shpejti, Tv Show”,- shkruhej bashkangjitur një fotoje të modeles.

Nuk dihet ende se për çfarë projekti bëhet fjalë ama rikthimi i Angela Martinit në Shqipëri si pjesëmarrëse në një spektakël apo show televiziv është diçka për të cilën do të diskutohet gjatë në vijim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje