Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehet Adelina Ismaili: Këtë herë si “motra binjake” e Dafina Zeqirit dhe s’po bëjmë shaka!

Rikthehet Adelina Ismaili: Këtë herë si “motra binjake” e Dafina Zeqirit dhe s’po bëjmë shaka!
November 17
17:19 2017

Një nga lajmet që mund të keni lexuar përgjatë gjithë ditës së sotme ka qenë rikthimi në skenë i Adelina Ismailit e cila pas disa kohësh mungesë, ka kënduar në një koncert në Gjilan mbrëmjen e djeshme, ku siç thuhet ka pasur një performancë më shumë se të mirë.

Në fakt kjo është e pritshme nga Adelina. Gjithashtu ajo ishte kujdesur më së miri për imazhin që kishte zgjedhur të krijonte dje: flokët bisht, me baluke e buzët flakë të kuqe, na kujtuan atë Adelinën ‘rrok’ e rebele të dikurshme.

***

Por përveç kësaj, ajo çka vumë re ne të Blitz.al është një ngjashmëri e madhe e Adelinës me këngëtaren Dafina Zeqiri. Me këtë look ato ngjajnë si dy pika uji. Në fakt Dafina është një nga miket më të mira të Adelinës dhe Zafinës dhe siç thonë disa studime: më kë shoqërohesh, ashtu bëhesh edhe në pamje. /Blitz.al/

Shperndaje