Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehen “Destiny’s Child”…në Instagram!

Rikthehen “Destiny’s Child”…në Instagram!
October 28
14:30 2016

Ai është një nga grupet më të njohura në botë dhe grupi më i suksesshëm i femrave në të gjithë historinë e Hollywood-it. Bëhet fjalë për Destiny’s Child: Beyonce, Kelly dhe Michelle.

Në të vërtetë, grupi është formuar që kur Beyonce dhe Kelly kanë qenë në moshë fare të vogël, atëherë me emrin “Girls Tyme”, por formën përfundimtare e mori në 1997-n.

10 vite pas ndarjes, vajzat janë rikthyer, këtë herë me një profil në Instagram, të quajtur “Destiny’s Child”; ndiqen nga 13,500 persona dhe ndjekin vetëm 4 profile: 3 ish-anëtaret e grupit dhe Legacy Recording, kompaninë menaxhuese të vajzave, kur ishin së bashku në grup.

Kjo ka nxitur një sërë dyshimesh se Beyonce, Kelly dhe Michelle po bëhen gati për t’u rikthyer edhe në skenë me një album të ri dhe seri koncertesh në botë. Për më tepër, fakti që Beyonce përfundoi “The Formation World Tour” më herët seç pritej i shton akoma më shumë dyshimet për një “Destiny’s Child Reunion”.

Deri atëherë, duhet të presim…/Blitz.al/

wdasds

Komento
Shperndaje