Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rikthehen Backstreet Boys. Ja ku do të keni mundësi t’i shikoni

Rikthehen Backstreet Boys. Ja ku do të keni mundësi t’i shikoni
April 04
09:18 2016

Të apasinuarit me muzikën e viteve ’90 mund të duan të dinë më shumë rreth grupit Backstreet Boys, ndaj zbuloni se çfarë do të ndodhë me grupin, i cili ndahet dhe bashkohet vazhdimisht.

Ata do të shfaqen në Vegas për të dhënë 9 shfaqje shumë shpejt, por prisni, ka edhe më. Shfaqjet  thuhet se do të jenë një formë testi dhe nëse grupi do të ketë sukses, ndoshta mund të flasim për një qëndrim afatgjatë të grupit, madje edhe një shpërngulje të mundshme në Vegas.

“Nëse ndodh padyshim është diçka e mirë, ndoshta në të ardhmen do të bëhet”, – ka thënë Nick Carter në ET në premierën e kryeveprës “Dead7”. “Koncertet tona  do të ndodhin, por fillimisht na duhet të testojmë suksesin që do të kenë shfaqjet e para”.

Nëse gjithçka shkon mirë atëherë djemtë shumë shpejt mund të bashkohen me yjet e muzikës së viteve ’90, si Britney Spears dhe Jennifer Lopez, duke tërhequr kështu vëmendjen e Vegas-it, si një tokë virtuale e fansave të muzikës së atyre viteve. Grupi ka qenë në treg për rreth 20 vite dhe prapë ka shumë fansa.

Në bazë të pohimeve të Kevin Richardson, njëri nga anëtarët e grupit, ata aktualisht po incizojnë një album të ri në studio.

Në kuadër të marrëveshjes rreth albumit dhe shfaqjeve në Vegas flitet gjithashtu rreth një bashkëpunimi dhe ribashkimi edhe të Spice Girls. “Ne e kemi shfaqur ftesën ndaj vajzat duhet të ndajnë mendjen dhe të vendosin”,- ka thënë Carter për ET.

Backstreet Boys janë ende bashkë, ata janë duke regjistruar këngë të reja dhe janë drejtuar në Vegas në të ardhmen e afërt. Tani do të jetë një kohë e mirë për të gërmuar në sirtarë për posterat e vjetër, pasi do të na duhen padyshim.

Komento
Etiketimet
Shperndaje