Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rike Roçi poston foton pa make-up dhe ka një mesazh të rëndësishëm: “Pranojeni veten ashtu siç jeni”

Rike Roçi poston foton pa make-up dhe ka një mesazh të rëndësishëm: “Pranojeni veten ashtu siç jeni”
August 11
16:42 2019

Shpesh herë shohim modele të famshme, bloggere apo artiste të ndryshme të huaja, që zgjedhin të postojnë në rrjetet e tyre sociale foto pa asnjë lloj modifikimi, si për të dhënë mesazhin se njerëzit duhet të shfaqen të vërtetë kudo, sidomos nëse mund të frymëzojnë të tjerët.

Madje prej kohësh, personazhe si Alicia Keys, kanë ndërmarrë fushata të mos përdorimit të make up-it edhe në daljet publike, duke i dhënë gjithmonë e më shumë rëndësi paraqitjes natyrale.

Por nuk kemi nevojë të shohim kaq larg për të gjetur shembuj të tillë. Rike Roçi, e njohur për pjesmarrjen e saj në “Big Brother” dhe shumë e ndjekur në Instagram, ka zgjedhur që ditën e sotme të postojë një foto ku shfaqet tërësisht natyrale.

Kjo jam unë pa modifikime, pa Photoshop, pa make-up dhe pa ndërhyrje…Jam lodhur dhe më zë tmerri të hap Instagramin se jeni të gjitha në kërkim të perfeksionit..Pranojeni veten ashtu siç jeni”- shkruan Rikja bashkangjitur me foton.

Ndoshta më skeptiku/ja do thoshte që Rike e ka të thjesht ta bëjë këtë, duke qenë se duket kështu pa asnjë lloj modfikimi, por në fakt mesazhi që ajo përcjell është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit vërtetë duhet ta pranojë veten ashtu siç janë, vetëm atëherë do fillojnë të ndihen të bukur. /Blitz.al/

Share