Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihapen hetimet për vdekjen e Brittany Murphy

Rihapen hetimet për vdekjen e Brittany Murphy
March 25
18:38 2016

Më shumë se 6 vjet pas vdekjes të aktores Brittany Murphy është zbuluar se mund të rihapen hetimet. Hetimet e mëparshme e cilësuan natyrore vdekjen e aktores në  moshën 32-vjeçare. Hetuesi Ed Winter në L.A, në hetimet fillestare ka thënë se mund të ketë qenë një vdekje për shkak të pneumonisë, anemisë dhe një si pasojë e një përzierjeje aksidentale të ilaçeve. Ai do të bëjë një shqyrtim që mund të përfshijë zhvarrosjen  e trupit. Ose çështja mund të rihapet në qoftë se ka dëshmi të konsiderueshme.

Në vitin 2013, në një laborator babai i Murphy-t ka kërkuar të testohet mostra e flokëve të saj, ku është gjetur një substancë që gjendet te bari i miut. Nga këto rezultate pretendohej se vajza e tij ishte helmuar. Por mjeku ligjor që ka shqyrtuar çështjen nuk ka shpjeguar se ky mund të kishte qenë një helmim nga një tjetër person, domethënë ai nuk ka marrë për bazë rezultatet e laboratorit privat.

Mjeku ligjor thotë:“Unë  do të kontrolloj në qoftë se rezultatet laboratorike private janë të vlefshme dhe ato do të vërtetohen dhe analizohen”.

E News ka bërë përpjeke për t’u lidhur me nënën e Murphy-t, Sharon, e cila ka qenë banorja e vetme në atë kohë në rezidencën e saj në Hollywood Hills.  Sharon nuk ka mundur të japë një koment, por zëdhënësi i saj, Roger Neal, është shprehur: “Bota e saj u shpërbë. Por është një person shumë i fortë. Unë nuk e kuptoj si vazhdon akoma të mbajë veten pas asaj që i ndodhi. Ajo duroi shumë pasi kishte shumë gjëra të cilat duhej t’i zbulonte dhe nuk mendoj se kishte kohën e duhur për të mbajtur zi”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje