Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna u kërkon ndihmë fansave: Nëse dikush ka informacion për miken time të kontaktojë policinë!

Rihanna u kërkon ndihmë fansave: Nëse dikush ka informacion për miken time të kontaktojë policinë!
October 25
12:15 2016

Rihanna është e shqetësuar, pasi njëra nga kërcimtaret e saj është zhdukur dhe është raportuar e humbur. Bëhet fjalë për Shirlene Quigley, e cila më parë ka qenë pjesë edhe e stafit të Beyonce-s. Sipas NBC New York, për herë të fundit ajo është parë të marrë një autobus ditën e diel. Babai i saj i shqetësuar ka kontaktuar me autoritetet pasi e bija nuk ka telefonuar siç bënte çdo ditë. Ndërkohë që policia vazhdon kërkimet, Rihanna ka postuar në Instagram një video të mikeshës së saj për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me zhdukjen.
“Ky shpirt i bukur dhe kërcimtare e imja është zhdukur! Zemra më dhemb kur mendoj se sa situatë e rëndë është kjo për të gjithë ata që e duan këtë vajzë. Nëse ndonjë prej jush e ka parë apo ka ndonjë informacion se ku mund të ndodhet ju lutem kontaktoni departamentin e policisë”, – ka shkruar Rihanna.
Në videon që këngëtarja ka shpërndarë, Shirlene jep një mesazh shumë domethënës. “Imagjinoni nëse të gjithë e trajtojmë njëri-tjetrin sikur jetojmë në të njëjtën shtëpi. Imagjinoni nëse e trajtojmë njëri-tjetrin sikur vijmë nga një familje… në fund të ditës kjo është familja dhe duhet ta duam tjetrin pa dallim”.
Shirlene e filloi karrierën e saj në moshën 18-vjeçare përkrah Beyonce-s në klipin e këngës “Crazy in love” e më vonë ka bashkëpunuar me Missy Elliott, Mary J. Blige, Jamie Foxx dhe Ashanti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje