Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna u dërgon fansave pizza falas në koncert

Rihanna u dërgon fansave pizza falas në koncert
June 30
15:42 2016

Është e vërtetë që së fundmi, koncertet e Rihannës nuk janë suksese të mëdha, por fansat e saj ajo nuk i lë kurrë pas dore.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e “Bitch Better Have My Money” ndodhej në Manchester, ku ka mbajtur një koncert në stadiumin Emirates Old Trafford, në kuadër të turneut “Anti World Tour”.

Përveç performancës, RiRi u ka siguruar fansave të mbledhur edhe pizza falas. 20 kuti të firmosura, me pizza  dhe me peshqirë, janë ndarë mes fansave para mbajtjes së koncertit, për t’i falënderuar për pritjen që po i bënin këngëtares.

“Nuk mund ta besonim”, – thotë Daniel, njëri nga fansat që mori pizza nga Rihanna. “Ato u dërguan nga radha jonë si ndjesë për motin e keq”.

Nuk e dimë nëse arsyeja e vërtetë është kjo apo Riri ka dashur të tërheqë sa më shumë fansa në koncertet e saj, pasi, siç dihet, stadiumet e “Anti”-t janë pothuajse bosh.

 

Komento
Shperndaje