Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna rrezikon jetën për … gotën e verës!

Rihanna rrezikon jetën për … gotën e verës!
June 03
17:10 2016

“Çmenduritë” e RiRi-t kanë qenë gjithmonë të pranishme vetëm në skenë apo në “club”-e, por këtë herë këngëtarja 28-vjeçare ka treguar se çmenduritë di t’i bëjë edhe në jetën reale.

Në një video të postuar në Twitter, Rihanna shfaqet duke u relaksuar në një pishinë hipur mbi një kamerdare, sigurisht me një gotë verë në dorë.

Papritur, kamerdarja shkon në skaj të pishinës duke rrezikuar që Riri të përfundonte në shkëmbinj, por ajo kujdeset të mos humbasë gotën e verës.

Fatmirësisht, këngëtarja nga Barbadosi arrin të shpëtojë, falë Zotit!

Etiketimet
Shperndaje