Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna refuzon të ulet pranë Rita Orës

Rihanna refuzon të ulet pranë Rita Orës
August 29
11:35 2016

Përveç performancave emocionuese, MTV Video Music Awards ka pasur edhe disa prapaskena. Këngëtarja e muzikës pop, Rihanna, e cila ka performuar katër herë në skenën e Madison Square Garden thuhet se i ka kërkuar stafit organizues që të ulej sa më larg karriges së këngëtares Rita Ora.  Sipas portalit Metro.co, këngëtarja ka refuzuar të ulet pranë ish-gjyqtares së “X Factor” pasi ajo mund t’i vidhte shkëlqimin në një natë të tillë.

“Rihanna mori çmimin “Video Vanguard” dhe dëshironte që të ishte në qendër të vëmendjes gjatë mbrëmjes. Nuk do të lejonte që dikush apo diçka ta linte në prapaskenë”,- është shprehur një burim.

“Ajo kurrë nuk e ka pëlqyer Ritën dhe javën e kaluar i ka bërë një telefonatë stafit të MTV-së duke u kërkuar të ulet sa më larg karriges së Orës, në mënyrë që mos të bezdisej gjatë ceremonisë”.

Rihanna fitoi çmimin “Michael Jackson Vanguard Award”, një çmim që u prezantua nga Drake me një fjalim mbresëlënës./Blitz.al/

Shperndaje