Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna pranon lidhjen me miliarderin arab, flet për herë të parë për planet për martesë dhe fëmijë

Rihanna pranon lidhjen me miliarderin arab, flet për herë të parë për planet për martesë dhe fëmijë
June 11
17:13 2019

Në një intervistë të re (të rrallë), Rihanna i ka treguar të gjitha për marrëdhënien e saj me Hassan Jameel dhe nëse planifikon të martohet dhe të ketë fëmijë me të një ditë!
Këngëtarja është shumë diskrete për marrëdhënien e saj me miliarderin arab, por në një intervistë për revistën “Interview”, ajo ka folur për herë të parë për romancën mes tyre.
Pyetjes së gazetares nëse ajo ka rënë në dashuri me Hassan, Rihanna iu përgjigj:
“Sigurisht që jam!”-ka pohuar ajo e vendosur.
Sidoqoftë, kur Sarah (gazetarja) e pyeti nëse do të martohej me Hassan, Rihanna mbeti e ngushtë dhe përfundimisht tha: “Vetëm Zoti e di këtë. Kur ne bëjmë plane, Zoti qesh, apo jo?
Ylli nga Barbados pohoi gjithashtu se ajo është gati më shumë se kurrë për të krijuar familjen e saj dhe për t’u bërë nënë.
Pyetjes nëse dëshiron të jetë një nënë një ditë, 31-vjeçarja konfirmoi:
“Më shumë se çdo gjë në jetë” – ku la të nënkuptohej sikur po planifikon për të ardhmen me Hassan.
Në një pikë tjetër në intervistës, ajo gjithashtu u hap për mënyrën se si marrëdhënia me Hassan e ndihmoi atë të ri-mendojë se si po ndante kohën e saj midis punës dhe jetës personale.
Këngëtarja shpjegoi se u deshën dy vitet e fundit që ajo të fillonte të përqëndrohej në marrjen e kohës për veten, për hir të shëndetit të saj mendor.
“Nëse nuk jeni të lumtur,  ju nuk do të jeni të lumtur, edhe nëse do të bëni gjëra që ju pëlqeni”- tha ajo.

“Do të kthehej në një rutinë. Unë kurrë s’do të doja që puna të kthehet në një rutinë. Karriera ime është qëllimi im dhe ajo kurrë nuk duhet të ndihet si diçka tjetër përveç një “vendi të lumtur”. Kam bërë që gjërat e vogla të duken të rëndësishme, si p.sh,një shëtitje apo të shkoj të bëj pazar të dyqani ushqimor. Kam nisur një marrëdhënie të re, dhe kjo ka rëndësi për mua. Duhet t’i kushtoj kohë këtij raporti . Ashtu si duhet të ushqej biznesin tim, unë duhet të “ushqej” edhe këtë marrëdhënie, gjithashtu. ” – është shprehur Rihanna.

Ka pothuajse dy vjet që kur Rihanna dhe Hassan, që është Zv/President në biznesin e tij familjar ndërkombëtar  “abdul Latif Jameel” në Arabisë Saudite, u fotografuan së bashku së bashku në verën e vitit 2017, por ata ende nuk kanë debutuar si një çift në një tapet të kuq ose në një event publik.
Një muaj më parë , ata provuan se marrëdhënia e tyre po bëhej gjithnjë e më e fortë, kur u fotografuan të lumtur në një jaht ku po kalonin pushimet bashkë.
Kompania e familjes së Hassan ka të drejtat e shpërndarjes për makina të ” Toyota” në Arabinë Saudite dhe vlerësohet të ketë njnë Arabisë Saudite pasuri me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje