Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna me një stil ndryshe, fansat “shfrenojnë fantazinë”

May 28
09:48 2016

Këngëtarja Rihanna, e dalluar gjithnjë për veshje stil, këtë herë ka zhgënjyer publikun me daljen e saj të fundit në New York, teksa është shfaqur me një fustan ngjyrë jeshile, një varëse argjendi dhe një palë sandale me ngjyra të ndryshme.

Ky “look” ndryshe i Rihannës duket se nuk është aprovuar aspak nga një pjesë e mirë e fansave dhe ndjekësve të saj. Në momentin që ata kanë parë fotografitë e Rihannës, nuk kanë vonuar të realizojnë disa kolazhe krahasuese me gjithçka u ka ardhur ndër mend nga ngjyra dhe forma e fustanit të Rihannës.

Këto “meme” të krijuara prej tyre janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale, siç ndodh zakonisht në raste të tilla. Nuk e dimë nëse vetë Rihanna ka vënë re ndonjërën nga këto “meme” ku ajo është bërë dhe “tagg” nga krijuesit e tyre, por nëse po është e sigurt që ajo do ta rikonsiderojë një stil të ngjashëm me fustanin jeshil përpara se të bëjë një dalje tjetër publike.

Ndërkohë, shfletoni galerinë për të parë disa nga këto “meme” dhe argëtohuni edhe ju me to!

Etiketimet
Shperndaje