Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna i vë vulën “New York Fashion Week”! Koleksioni i saj konsiderohet një çmenduri e vërtetë dhe sfilata më e mirë që ka parë New Yorku

Rihanna i vë vulën “New York Fashion Week”! Koleksioni i saj konsiderohet një çmenduri e vërtetë dhe sfilata më e mirë që ka parë New Yorku
September 13
21:22 2018

Rihanna ka bërë sërish lëvizjen e saj dhe ja ka dalë sërish të mrekullojë botën. Mbrëmjen e djeshme në mbylljen e “New Uork Fashion Week”  është prezantuar koleksioni i saj i të brendshmeve i quajtur “Savage x Fenty” . Ky është konsideruar një prezantim i fuqishëm dhe “që të merrte frymën” sapo në skenë u shfaqen disa nga modelet më të njohura të pasarelave në botë.

Qëllimi kryesor i sfilatës ishte diversiteti. Në skenë u shfaqen vajza të kombeve të ndryshme dhe me masa të ndryshme trupore, madje kishte edhe gra shtatzënë.  Ishte një show që festonte të drejtat dhe prezencën e grave si gjini.

Nuk ishte një sfilatë e thjeshtë por një “xhungël” e vërtetë në kuptimin e  mirë të fjalës. Aty kishte modele që ecnin gjithë hijeshi, të tjerë që kërcenin, që realizoni koreografi simolike apo edhe që aktronin. Të pranishme ishin edhe motrat Hadid, Gigi dhe Bella si dhe Joan Smalls.

Padiskutim që prezenca e Rihannës në fund ishte për tu duartrokitur. E përshtatur tërësisht me gjithçka u dha, këngëtarja u shfaq me një fustan të ngjitur pas trupit në ngjyrën kafe dhe një palë syze të zeza.  Kjo është konsideruar mbyllja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në “New York Fashion Week”. /Blitz.al/


 

 

 

Komento
Shperndaje