Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna i surprizon të gjithë. Shikoni çfarë bën për fansin e dëshpëruar!

April 14
11:50 2016

 

Rihanna ka ndihmuar një fansin e saj. Ajo ka qenë gjithnjë e mirë me fansat, por  veprimi i saj i fundit, nxjerr më në pah se sa i vlerëson ajo ata dhe sa rëndësi kanë për të.

Në disa mesazhe në Twitter, një fans anonim shpreson t’i tregojë botës se si idhulli i tij Riri, e ndihmoi të pranojë seksualitetin e tij dhe të dalë nga ajo “strehë ku është ngujuar”. Sipas Buzzfeed, kur fansi ishte i dëshpëruar sa nuk kishte kujt t’i drejtohej më, ai vendosi t’i shkruante idhullit të tij në Twitter duke i kërkuar këshilla. Rihanna jo vetëm që ju përgjigj duke e këshilluar, por dhe e inkurajoi atë për të mos e lejuar frikën ta mposhti dhe ta mbajë larg nga të jetuarit të jetës tij.

Por nuk e ka lënë me kaq. Këngëtarja është informuar mbi progresin e tij dhe vazhdimisht është shprehur se ndihej krenare që më në fund djali është ndjerë më i qetë dhe më në paqe me seksualitetin e tij. Me kurajon që i dha, djali filloi të afrohej me shoqërinë dhe familjen dhe për të gjitha këto njoftonte e njoftonte këngëtaren çdo ditë.

Ashtu si fansi ka shpjeguar për Buzzfeed,  ka qenë mesazhet e Rihanna-s ato që e kanë ndihmuar të kuptojë se nuk ka arsye pse të turpërohet për zgjedhjet e tij seksuale.

“Baby është në rregull dhe të kesh frikë, por është më e rëndësishme të jesh ai që në të vërtetë je! Nuk ke zgjedhje tjetër në fakt! Ky nuk është një vendim që duhet ta marrësh! Ti je ai që je dhe sado e vështirë të duket, gjëja më e mirë që mund të ndodhi është të jesh i lirë dhe në paqe me veten! Familja jote mund të të mos kuptojë ndoshta, por fatmirësisht t’i jeton në një gjeneratë që arrin të të kuptojë!! Ne jemi me ty boo!”, ka shkruar Rihanna.

Pasi fansi i ka shkruar rreth gjendjes, pak kohë më vonë, Rihanna sërish i është përgjigjur.

Fansi: “Unë ia rrëfeva familjes dhe ata e vlerësuan këtë. Kjo është fal teje. Unë kurrë nuk do mundesha ta bëja këtë gjë pa ndihmën tënde. Jam ende në përpjekje me vetveten për tu përballur me seksualitetin tim, sa mirë që kam gjetur dikë që më kupton.”

Rihanna: “Mund ta imagjinoj! Kjo më bën shumë krenare për ty!”

 

Etiketimet
Shperndaje