Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna & Drake, homazh për fansen e tyre me kancer

July 11
19:58 2016

Pas shfaqjes në Majami në mars, Rihanna dhe Drake takuan një fansen e tyre, që vuante nga kanceri. Kur Drake përfundoi albumin e tij në fund të prillit ai shkroi: “Ky projekt i dedikohet Megan Flores dhe unë lutem për mirëqenien tënde çdo ditë”.

Flores vdiq ditën e shtunë. Rihanna dhe Drake shprehën keqardhjen e tyre nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Drake postoi një foto me Flores ku shkroi: “U prehsh në paqe, engjëlli im! Unë e di që qielli është duke festuar për ty sot. Faleminderit për momentet dhe emocionet që ne ndamë bashkë! Jam i bekuar që të njoha në këtë jetë!”

Gjithashtu Rihanna ka postuar një foto me Flores dhe Drake në koncertin ku ata u takuan dhe shkruan: “Kam pasur kënaqësinë të takoj një engjëll në tokë. Ajo më ka frymëzuar me forcën e saj. Është një lajm i rëndë që nuk mund ta kapërcej. Ka qenë gjithmonë një buzëqeshje që më priste. Do të na mungosh”.

CaptureeejjjjCaptured

Komento
Etiketimet
Shperndaje