Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna dhe Leo DiCaprio, një takim pas mesnate në Las Vegas

May 02
12:42 2016

Rihanna dhe Leonardo DiCaprio, një dashuri e kohërave moderne? Duket se dyshja, që preferon festat në shoqërinë e njëri-tjetrit, ka bërë që zëra të shumtë të përhapen për një lidhje të mundshme.

Nëse nuk ju mjaftoi fotoja në Coachella, ku të dy qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit, atëherë ja ku vjen një lajm i ri. Duke iu referuar burimeve të “Entertainment Tonight”, Riri dhe Leo janë vënë re bashkë në një “club” në Last Vegas. Të pranishmit thanë se direkt pas përfundimit të koncertit të saj, Rihanna ka hyrë në “club” duke u drejtuar menjëherë te Leo.

Gjatë gjithë kohës, ata kanë folur së bashku dhe pas disa orësh kanë ikur. I pari që ka ikur ka qenë Leo, pra  nuk janë larguar bashkë. Por çuditërisht ata u panë sërish bashkë në Wynn Tower Suites. Edhe pse menduam se situata u bë vërtet romantike, Louis Tomlinson i grupit “One Direction” i është bashkuar Ririt dhe Leos. Si i është dukur vetja si një i tretë vallë?

Kur do mund ta pranojnë hapur këta dy “pëllumba” se janë bashkë e të na bëjnë të gjithëve të lumtur?

gallery-1462143839-gettyimages-521840956-1

Komento