Blitz

 Breaking News

Rihanna dhe i dashuri miliarder i japin fund lidhjes 3-vjeçare!

Rihanna dhe i dashuri miliarder i japin fund lidhjes 3-vjeçare!
January 19
12:16 2020

Kemi disa lajme për ju nga toka e RiRi-t, por që nuk kanë të bëjnë me muzikë të re apo me albumin që besohet se do ta hedhë këtë vit në treg. Këtë herë, ka të bëjë me jetën private dhe për faktin që është ndarë nga i dashuri miliarder, Hassan Jameel, pas 3 vitesh së bashku.

Po. Sipas asaj që raportohet nga “Us Weekly”, Rihanna dhe Hassan i kanë dhënë fund raportit dhe kjo është gjithçka që dihet deri tani. Pra, as nuk e dimë pse ka ndodhur, kur ka ndodhur, si ka ndodhur, ose nëse Drake i ka shkruajtur Rihanna-s pasi mori vesh lajmin.

Në një nga rastet e rralla që ylli i RNB foli për partnerin e saj gjatë këtyre 3 viteve, tha që “sigurisht që kam rënë në dashuri”, megjithatë tha që nuk e dinte nëse do të shkonin drejt martesës sepse sipas saj, “Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh”.

Burimet pranë çiftit në të shkuarën kanë thënë se lidhja e RiRi-t dhe Hassan ishte shumë serioze por në të njejtën kohë shumë “e çmendur”.  Ata e kuptonin shumë njëri-tjetrin dhe fakti që kishin personalitete të ndryshmeiI bënte të kishin një raport të veçantë.

Duke qenë se këngëtarja jetën private, epo e mban shumë private, zor se do ta komentojë ndarjen, të paktën në këtë kohë. Ndërkohë mund ta përqëndroni vëmendjen në faktin që Rihanna dhe Drake u panë së bashku në ditëlindjen e reperit në tetor të 2019-ës, që ishte një suprizë e madhe, duke qenë se vetë RiRi tha në 2018-ën se ata nuk ishin më as miq bashkë. Kështu që të shohim nëse më në fund kësaj rradhe do të ndodh gjë. E keni parasysh…

/Blitz.al/

Share