Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna dhe Drake zyrtarisht të lidhur?

Rihanna dhe Drake zyrtarisht të lidhur?
August 31
13:26 2016

Ai e ka thënë në sy të miliona shikuesve të dielën e kaluar se e ka dashur prej kohësh Rihanna-n. Burime të afërta të Drake dhe Rihanna-s kanë pohuar se çifti zyrtarisht është në një lidhje, pavarësisht se nuk është pohuar publikisht.

“Askush nuk di të thotë se sa kohë ka saktësisht që ata nuk janë më miq, por të dashur.  Ata thjesht vendosën t’i linin gjërat të ecnin vetë në vend që ta fshihnin marrëdhënien e tyre nga të gjithë. Të dy janë të lumtur. Në festën pas VMA-së ata kanë qenë të pandarë gjatë gjithë natës. Drake nuk ia ndante sytë për asnjë moment. Ata u puthën dhe u përqafuan gjithë kohën”.

Këngëtarja nga Barbadosi dhe reperi kanë shijuar një darkë romantike  në New York mbrëmjen e së hënës, vetëm një ditë pas deklaratës së Drake se ai e ka dashur Rihanna-n që në moshën 22-vjeçare. Deklarata e reperit mahniti shumë teleshikues dhe fansa të cilët po e ndiqnin “live” MTV Video Music Awards. Aktualisht ata janë çifti më i diskutuar në botën e showbizz-it. /Blitz.al/

Shperndaje