Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna dhe Drake kudo bashkë

July 01
12:38 2016

...

Çfarë po ndodh mes Rihanna-s dhe Drake? Kohët e fundit, përveç bashkëpunimit në muzikë, dy këngëtarët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rihanna jo vetëm që ka punuar shumë gjatë kësaj jave me turin, por edhe ka festuar. Nën shoqërinë e reperit Drake ajo është shfaqur në Tramps në një “club” nate, pas performancës në Manchester në fillim të javës. Një ditë më parë, të dy kanë qenë të pranishëm në ditëlindjen e Nicole Sherzinger, madje edhe pas thashethemeve se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit ata sërish dalin bashkë.

Gjatë performancës së Rihanna-s në Manchester këtë të mërkurë, Drake iu bashkua asaj në skenë  dhe iu drejtua audiencës: “Brohorisni  për femrën më të bukur dhe të talentuar që kam njohur ndonjëherë. Bëhet fjalë për Rihanna-n. Po më thyhet zemra”. Pavarësisht faktit se lidhja e tyre asnjëherë nuk i kaloi limitet e “Work Work Work” ata nuk e kanë pranuar faktin që dikur kanë qenë të lidhur.

Komento
Shperndaje