Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna bën një tatuazh dedikuar Drake

September 02
11:54 2016

Tema kryesore e kësaj jave ka qenë marrëdhënia e Rihanna-s dhe Drake. Si fillim, ai shprehu dashurinë për Rihanna-n në MTV 2016, më pas u konfirmua se ata janë bashkë dhe së fundmi Riri ka bërë një tatuazh për Drake.

Riri ka bërë një peshkaqen në kyçin e këmbës të saj. Ç’lidhje ka kjo me Drake? Burime të afërta me reperin kanë thënë se para pak kohësh ai i ka bërë dhuratë këngëtares një peshkaqen prej pellushi nga “Akuariumi Ripley’s”.

Duket se gjërat janë duke shkuar mirë për çiftin që edhe Rihanna mori këtë vendim për të bërë një tatuazh të përhershëm./Blitz.al/

 

Shperndaje