Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna bën ëndrrën realitet…përkrah regjisorit të famshëm në filmin e ri

Rihanna bën ëndrrën realitet…përkrah regjisorit të famshëm në filmin e ri
July 11
11:14 2017

 

E kemi parë shpesh në role të ndryshme nëpër filma, ama si në këtë film nuk e kemi parë asnjëherë më të emocionuar.

Fundja, përkrah regjisorit në fjalë edhe ne do të kishim të njëjtin reagim si dhe Riri.

Këngëtarja nga Barbadosi ka postuar në Instagram një video nga skenat ku pritet të shfaqet dhe shkruan: “Nuk mund ta besoj që erdhi mundësia. Korriku erdhi dhe kjo do të thotë se edhe “Valerian” po vjen! Është hera ime e parë që punoj me ikonën Luc Besson! Mezi po pres ta shihni!”

Luc Besson është një nga regjisorët më të njohur në kinematografinë botërore dhe të punosh me të është një shans që të vjen një herë në jetë.  Kështu që urime Riri! /Blitz.al/

Shperndaje