Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna anulon koncertin. Shëndeti është i pari…

Rihanna anulon koncertin. Shëndeti është i pari…
July 04
10:04 2016

Së fundmi kemi dëgjuar shpesh që yjet e muzikës e kanë bërë “modë” anulimin e koncerteve në minutën e fundit. Kjo në fakt ka ndikuar edhe që shumë fansa të mbeten të zhgënjyer nga idhujt e tyre. Rihanna është një nga këngëtaret që anulon shpesh koncerte, por këtë herë duket se arsyeja ka qenë serioze.

Ishte programuar më parë se Rihanna do të mbante një koncert në Lollapalooza Colombia në Bogota këtë shtator, por ajo ka vendosur ta anulojë si pasojë e hapjes së virusit Zika në këtë vend.

Organizatorët e kanë mirëkuptuar arsyen se pse këngëtarja ka vendosur të anulojë koncertin, ndaj menjëherë kanë shpërndarë lajmin se koncerti nuk do të zhvillohet dhe u kanë kthyer paratë të gjithë atyre fansave që kishin rezervuar bileta.

Komento
Shperndaje