Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ricky Martin shpall publikisht fejesën me… artistin arab!

Ricky Martin shpall publikisht fejesën me… artistin arab!
November 16
19:52 2016

Lajme të mira vijnë nga talk-show “Ellen DeGeneres Show”, ku Ricky Martin ka shpallur publikisht fejesën e tij me artistin arab Jwan Yosef.

Ai ka treguar për moderatoren e njohur se kishte rënë në dashuri me artistin me origjinë arabe, por i lindur dhe i rritur në Suedi, për shkak të artit që ai bënte dhe mesazheve që përcillte. “Pashë artin e tij dhe u çmenda!” – tha Martin. “E dua shumë atë që ai bën! Shumë origjinal. E kontaktova dhe më pas e takova më 3 dhjetor në Galerinë e Arteve të Stokholmit”.

Fituesi i “Grammy Awards” ka treguar edhe mënyrën se si i propozoi. Ricky Martin i kishte bërë një propozim shumë origjinal: “Kam diçka për ty” në vend të “A do të martohesh me mua?”.

“Po”, – më tha, por pastaj vazhdova unë. “Dua të kaloj jetën me ty, kur më tha se nuk kishte kuptuar pyetjen…”.

Këngëtari ka treguar se i kishte shprehur ndjenjat dhe kështu kishte lindur “zjarri” i dashurisë së tyre, e cila nuk dihet nëse do të kurorëzohet me një martesë. Urime çuna! /Blitz.al/

 

3a721d0200000578-3942404-image-m-5_1479308733134 3a72476700000578-3942404-image-m-22_1479310547645

Komento
Shperndaje