Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ribashkohet grupi “Spirit Voice”…

Ribashkohet grupi “Spirit Voice”…
August 31
16:25 2016

Ka mjaftuar një ditëlindje për të bashkuar grupin “Spirit Voice”, edhe pse për pak…

Dita e djeshme i ka bërë bashkë ish-anëtaret e grupit të vajzave, Soni Malaj, Elia Zaharia dhe Dorina Tiko, me rastin e festës së ditëlindjes së kësaj të fundit. Si përherë, bashkë me grupin ka qenë edhe saksofonisti i njohur Brikel Guga.

“Shikoni çfarë surprize të bukur pata sonte nga shoqëria! Si po ju duket Spirit Voice?” – shkruan Dorina në profilin e saj në Instagram, postim të cilin ka dashur ta ndajë me ndjekësit edhe Soni Malaj, para pak minutash.

Për të gjithë nostalgjikët, ky ribashkim është vërtet emocionues, edhe pse rrugët e vajzave të “Spirit Voice” janë ndarë prej kohësh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje