Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ribashkimi i Spice Girls, tashmë edhe një detaj se kur do të mund t’i shohim

Ribashkimi i Spice Girls, tashmë edhe një detaj se kur do të mund t’i shohim
July 07
10:43 2016

Spice Girls festojnë 20-vjetorin e këngës së tyre më të dëgjuar “Wannabe” me disa lajme emocionuese për të gjithë fansat e grupit. Vajzat do të ribashkohen në  një koncert vitin e ardhshëm.

“The Sun” raporton se tre nga pjesëtaret e grupit, Mel B, Geri Horner dhe Emma Bunton kanë rezervuar një datë  në Hyde Park në Londër për muajin korrik të vitit 2017, ndoshta në datën kur “Wannabe” do të mbushë plot 21 vjet.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nëse dy anëtaret e tjera, Victoria Beckham dhe Mel C do të  marrin pjesë në koncerte, edhe pse shpresojmë që shumë shpejt të arrijnë të binden. Këtë të premte bëhen plot 20 vite nga publikimi i hitit të Spice Girls, një këngë e cila i atribuohet fuqisë së femrës.

Shperndaje