Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezidencës më luksoze në Tiranë i shtohet edhe shtëpia e një këngëtareje të njohur shqiptare

Rezidencës më luksoze në Tiranë i shtohet edhe shtëpia e një këngëtareje të njohur shqiptare
June 09
16:51 2017

Nuk janë të paktë në numër personazhet e njohura shqiptare që  me anë të profesionit të tyre kanë arritur të bëjnë një investim shumë të mirë për jetën e tyre për sa i përket shtëpisë ku jetojnë.

Shpesh në portale dhe media shkruhet mbi shifrat e shtëpive që ata blejnë, por këtë herë nuk do të flasim për shifra, sepse të gjithë e dimë se rezidenca luksoze “Long Hills”, është një ndër më të shtrenjtat në kryeqytet.

Bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore, Maja, e cila e ftuar tek emisioni i Rudina Magjistarit në “Tv Klan”, tregoi se shumë shpejt ajo dhe familja e saj do të hyjnë në shtëpinë e re në këtë rezidencë.

Epo, ta gëzosh Maja! /Blitz.al/

Shperndaje