Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezarta Shkurta tregon gabimin më të madh në jetë dhe ka lidhje me mamanë e saj!

Rezarta Shkurta tregon gabimin  më të madh në jetë dhe ka lidhje me mamanë e saj!
July 18
07:28 2019

Ditën e djeshme Rezarta Shkurta ka publikuar një foto me filtra Instagrami ku shihet me një piercing në hundë. E për të qetësuar mamanë e saj që ndoshta nuk i ka qejf këto gjëra ajo ka shkruajtur:

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin… qetësohu!!! Nuk e kam shpuar vërtet hundën”.

Dhe sigurisht që mamaja ka dhënë komentin e saj për këtë foto, ku i shkruan Rezartës: “S’të ka lënë mendja besoj!”, të cilën ajo e ka publikuar sërish në Insta Story.

“Sigurisht s’do mungonte përgjigjia. Gabimi më i madh që kam bërë në jetë… I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni në kohë, mos e bëni ju lutem”- shkruan ajo.

Në fakt këtë problem e hasin shumë vajza në ditët e sotme teksa nënat kërkojnë një Instagram vetëm për të kontrolluar ato dhe pasi ua hap, çdo postim e shoqërojnë me kritika. Kështu që bëni mirë të dëgjoni Rezartën dhe mos ti hapni mamit Instagram!/blitz.al

Komento
Shperndaje